6 këshilla se si ta bëni faqen tuaj WordPress më të shpejtë

Kur vendosni të filloni faqen tuaj personale, një nga gjërat më të rëndësishme është shpejtësia e internetit. Përshtypja e parë kur dikush hyn në faqen tuaj të internetit është vendimtare për t’i bërë ata të qëndrojnë në faqen tuaj.

Shpejtësia e ngadaltë mund të rezultojë në humbjen e trafikut dhe renditje më të ulët në Google / Bing.

Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë se si ta rregulloni këtë çështje dhe ta bëni faqen tuaj WordPress më të shpejtë.

1. Zgjidhni një Host të besueshëm

Hapi përpara krijimit të faqes suaj është zgjedhja e hostit të duhur për ju.

Sigurohuni që të zgjidhni një kompani hosting që është e besueshme dhe mund të ofrojë mbështetje 24/7.

Webhost.al është një kompani e besueshme hosting, gjë që dëshmon faktin se përse kaq shumë kompani gjigande dhe organizata e përdorin shërbimin tonë. Duke përdorur shërbimet tona ju do të jeni në gjendje të shijoni shpejtësinë e jashtëzakonshme të faqes së internetit.

Investimi në paketën tuaj të hosting është shumë e rëndësishme për shpejtësinë e faqes suaj të internetit.

2. Tema

Sigurohuni që tema juaj të mos ketë ndonjë shtojcë të panevojshme ose mundësi që të ngadalësojnë shpejtësinë e ngarkesës së faqes suaj të internetit.

Nëse vendosni të modifikoni kodimin e temës, sigurohuni që ta dini se çfarë jeni duke bërë. Çdo kodim i gabuar mund të dëmtojë shpejtësinë e faqes suaj të internetit.

3. Shtojca

Meqë po e përdorni faqen tuaj në WordPress, avantazhi juaj i parë është instalimi i një shtojce efektive caching. Kjo mund të përmirësojë në mënyrë drastike shpejtësinë e faqes suaj të internetit. Ka shumë shtojca por W3 Total Cache është zgjedhja për shumicën e përdoruesve të WordPress. Kjo shtojce nuk kërkon ndonjë njohuri për të instaluar dhe është shumë e lehtë për t’u përdorur.

4. Rrjeti i shpërndarjes së përmbajtjes (CDN)

Shumë blogë përdorin përparësinë e një rrjeti të shpërndarjes së përmbajtjes në mënyrë që të zvogëlojnë kohën e ngarkesës. Në thelb, CDN merr të gjitha dosjet statike që keni në faqen tuaj si JavaScript, CSS, Images etj. dhe lejon vizitorët t’i shkarkojnë ato sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kur përfshini CDN, dhe përdoruesit shkarkojnë të gjitha të dhënat nga faqja juaj e internetit, ata mund të hyjnë në faqen e internetit me shpejtësi shumë të madhe.

5. Optimizimi i imazheve

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm, sidomos për faqet e internetit që kanë shumë media si imazhe, video, logo etj. Mediat janë të dhëna të mëdha të ruajtura në faqen tuaj që marrin pjesën më të madhe të kohës së ngarkimit në faqet e internetit tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet të optimizoni madhësinë e imazheve automatikisht që do ta bëjnë procesin e optimizimit shumë lehtë. Ka shumë shtojca që mund të ofrojnë optimizim të mediave si WP-SmushIt dhe Squash, të cilat janë të dizenjuara për të menaxhuar automatikisht faqen tuaj të internetit duke zvogëluar madhësinë e imazheve që të mbetet e njëjta cilësi.

6. Optimizimi i faqes kryesore

Faqja kryesore është vendi ku ka më shumë vizitorë, prandaj shpejtësia e ngarkimit të faqes suaj është e rëndësishme. Sigurohuni që mos të shtoni shtojca të panevojshme në faqen tuaj të internetit pasi vetëm do të ngadalësojnë faqen tuaj te internetit. Zvogëloni numrin e posteve në faqen e parë, dhe hiqni çdo shtojcë joaktive dhe të panevojshme.

Këto janë disa nga këshilla bazë që duhet të përdorni për të përmirësuar shpejtësinë e ngarkimit të faqes suaj të internetit. Duke përdorur këshillat e përmendura më parë, do të jeni në gjendje të tërhiqni vizitorët për herë të parë dhe t’i bëni ato të qëndrojnë më gjatë në faqen tuaj te internetit. Ka shumë gjëra që mund të bëni për të përmirësuar shpejtësinë e blogut tuaj, por rregulli bazë që duhet të mbani mend gjithmonë është ta mbani atë të thjeshtë.

Related posts

Si të përdorim WordPress-in?

Kushtrim

Si të siguroni faqen e WordPress nga malware

Kushtrim