Keni hapur një biznes lokal? J’a si ta zgjeroni online

Mendoni se biznesi juaj lokal ka nevojë për një zgjerim online?

Këtu janë disa pyetje për t’ju ndihmuar të vendosni nëse kalimi i biznesit tuaj online është një zgjidhje e duhur.

Ku ndodhet audienca e interesuar për produktet/shërbimet tuaja?

Çfardo që të shisni, ekziston një objektiv demografik që synoni ta arrini. Identifikoni një ose më shumë tregje ku ju mendoni se do të keni sukses të shisni produktet/shërbimet tuaja.

Image result for audience local business

Si mund ta veçoni veten nga konkurentët lokalë?

Studioni faqet e tyre të internetit, llogaritë e mediave sociale dhe vlerësimet e klientëve. Nëse produkti juaj ka një cilësi të mirë për çmimin që ju ofroni atëherë ju keni një avantazh në krahasim me konkurentët.

Keni faqe interneti?

Nëse nuk keni një faqe interneti për biznesin tuaj, ju mund merrni një nga paketat e Hostit. Së bashku me paketën hosting ju përfitoni dhe një domain falas. Kështu ju do të jeni të gatshëm të reklamoni biznesin tuaj online.

Cili është plani juaj i marketingut?

Marketingu për klientët online është i ndryshëm nga marketingu për klientët lokal. Shumica duan të dinë arsyen se pse duhet të blejnë nga ju. Vendosni në pah pikat që ju veçojnë nga konkurrentët tuaj.

Ju gjithashtu duhet të krijoni besim tek klientët. Klientët besojnë në vlerësimet që bëhen në internet. Nëse nuk keni komente në Google, Yelp dhe media sociale, filloni t’u kërkoni klientëve për përshtypje.

Image result for local business

Pas studimit të tregut, duhet të keni një ide se cilat platforma të mediave sociale të përdorni. Ju mund të synoni reklama në media sociale që të përputhen me demografinë ideale të klientit tuaj në qytete ose shtete specifike.

Gjithashtu me Me Google Search Console, ju mund të shihni fjalët kyçe që njerëzit përdorin për të gjetur faqen tuaj dhe t’i përfshini ato terma në reklamat tuaja.

Pasi të keni vlerësuar pikat e mësipërme është koha për të filluar ndërtimin e faqes së internetit për biznesin tuaj.

Related posts

5 Shenja që Biznesi juaj ka nevojë për një Website

Kushtrim

Çfare i duhet një biznesi online për të qënë i suksesshëm?

Kushtrim